Zyra për Qeverisje të Mirë e cila është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit sot lëshon në përdorim platformën online për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile.
Kjo do bëhet gjatë një konference që do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.
“Lansimi i platformës tregon përkushtimin e Qeverisë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike si dhe krijimin e besimit të ndërsjellë midis shoqërisë civile dhe institucioneve publike. Platforma do të iu mundësojë qytetarëve, publikut të gjerë dhe mediave që të monitorojnë shpenzimin e fondeve publike për OSHC-të dhe të kontribuojnë në respektimin e parimeve themelore të menaxhimit të mirëfilltë financiar në të gjitha organizatat buxhetore”, thuhet në njoftim.
Sipas “Raporti vjetor për mbështetjen financiare publike për organizatat jo-qeveritare në Republikën e Kosovës për vitin 2018”, janë mbi një mijë organizata jo-qeveritare (OJQ) që kanë fituar grante dhe se në këtë vit shuma e dhënë është për 6 milionë euro më shumë se viti paraprak.
Zyra e Kryeministrit thotë se numri i OJQ-ve që kanë përfituar grante është rritur për 200 organizata. Po ashtu, raporti thekson se rreth 300 OJQ kanë përfituar nga më shumë se një organizatë buxhetore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë