LAJMI I FUNDIT:

Rama u bënë thirrje qytetarëve: Mos blini maska, nuk mbrojnë nga Coronavirusi

Rama u bënë thirrje qytetarëve: Mos blini maska, nuk mbrojnë nga Coronavirusi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit foli sot për frikën, që ka kapluar qytetarët për përhapjen e Coronvirusit.

Shefi qeverisë shqiptare tha se deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i infektuar, ndërsa pohoi se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të plotë.


Duke iu referuar këshillave si dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve të mos blejnë maska kuturu, pasi sipas tij, ato nuk mbrojnë nga Cornavirusi.

“Duke folur për maskat, thirrja që bën OBSH-ja dhe ne është që: mos harxhoni lekë për maskat, maskat nuk mbrojnë personat nga prekja. Maskat janë të dobishme për personelin mjekësor, për vetë të prekurit dha ata që iu shërbejnë të prekurve. Për të tjerët nuk kanë asnjë dobi. Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka një milion dollar plus për të adresuar të gjithë problematikat dhe sot ministria e Shëndetësisë, numëron 1.2 milion dollarë maska të shpërndara apo të marra nga qytetarët, të cilat do të mbeten si relike që një ditë Coronavirusi kaloi këtej, që në fakt nuk ka kaluar pasi nuk ka asnjë rast”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit Edi Rama, rezultatet e analizave për 31 personat e dyshuara për Coronavirus kanë dalë negative. Ai ftoi qytetarët që të marrin informacion të duhur vetëm nga burimet e sakta të informacionit.

“Sa i takon trajtimit të përditshëm dhe të përminutshëm nga ministria e Shëndetësisë, dhe i gjithë sistemi është vënë në dispozicion për të përballur këtë kërcënim. 31 persona të testuar me simptoma të dyshimta kanë rezultuar negative. Pra, asnjë i prekur deri tani. Urgjenca Kombëtare ka mjekë dhe infermierë, jo thjesht centralistë që përgjigjen. 16 mijë kontrolle janë kryer në pikat kufitare. Vazhdon të jetë i gjithë sistemi në funksion të parandalimit të përhapjes duke pasur gatishmërinë për të indentifikuar rastin e parë, që ende nuk është shfaqur. Mos u alarmoni nga infodemia. Qëndroni larg lajmeve jozyrtare”, tha Rama. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori