LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski barazon rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Lewandowski barazon rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Robert Lewandowski ka barazuar një rekord të Ligës së Kampionëve të vendosur nga Cristiano Ronaldo, pas golit të shënuar për Bayern Munichun në fitoren ndaj Chelseat.

Ylli polak shënoi një herë dhe asistoi dy gola tjerë për të ndihmuar fitoren 3-0 të Bayernit në Stamford Bridge në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.


Sulmuesi i Bayernit kombinoi me Serge Gnabry në një efekt shkatërrimtar për të vendosur dy gola në hapësirën e tre minutave, përpara se të shënonte golin e tretë për ekipin e tij.

Bayerni fiton bindshëm në udhëtim te Chelsea, me një këmbë në çerekfinale
Lexo po ashtu Bayerni fiton bindshëm në udhëtim te Chelsea, me një këmbë në çerekfinale

Me këtë gol, Lewandowski arriti në shifrën e 11 golave në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke vendosur rekordin e tij më të mirë në një sezon të vetëm.

Lewa gjithashtu barazoi rekordin e Ronaldos me nëntë gola të shënuar në udhëtim garën elitare evropiane, rekord i vendosur në sezonin 2013-14.

Ndryshe, polaku e kryeson listën e golashënuesve këtë sezon në Ligën e Kampionëve me 11 gola, një më shumë se Erling Haaland i dyti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori