Dita e Shën Valentinit ka qenë shumë domethënëse për disa prej çifteve të njohur të showbiz-it. Përgjatë viteve, të famshmit kanë zgjedhur 14 shkurtin për ta çuar dashurinë e tyre në një nivel tjetër
Disa prej tyre janë martuar në këtë ditë speciale, disa janë fejuar, ndërsa të tjerë kanë marrë propozimin e të dashurit.
Shumë zemra janë lidhur edhe më tepër në ditën e shënuar të dashurisë për të thënë “Të dua” edhe zyrtarisht.
Propozimi më i ëmbël i dashurisë i është lënë enkas kësaj dite për ta mbajtur një kujtim të paharrueshëm për vitet e ardhshme.
Për disa dashuria ka lindur më 14 shkurt, për disa të tjerë është bërë zyrtare, disa kanë zgjedhur ta kurorëzojnë në këtë datë, ndërsa për të tjerë, kjo datë ka një domethënie më të madhe – lindja e frytit të dashurisë.
Sharon Stone dhe Phil Bronstein
Aktorja e “Basic Instinct” u martua me Phil Bronstein, editorin ekzekutiv “San Francisco Examiner”, më 14 shkurt 1998. Çifti adoptuan një fëmijë në vitin 2000, Roan Joseph Bronstein. Megjithatë, dashuria e tyre qiellore nuk zgjati shumë, sepse u divorcuan në vitin 2004 për mospërputhje karakteri.
Harrison Ford dhe Calista Flockhart
Harrison Ford u takua me Calista Flockhart në vitin 2002 në çmimet “Golden Globes”. I njohur për rolet Han Solo dhe Indiana Jones, 73-vjeçari i propozoi të dashurës në Ditën e Shën Valentinit në 2009-ën. Me një diferencë 23-vjeçare mes të dyve, Flockhart dhe Ford, provuan se mosha është thjeshtë një shifër. Ata u martuan një vit më vonë dhe adoptuan një djalë, Liam.
Pamela Anderson dhe Tommy Lee
Aktorja e filmit “Baywatch”, Pamela Anderson, ka kalaur një Shën Valentin të çmendur në vitin 1995, kur u fejua me Tommy Lee dhe 96 orë më vonë, më 19 shkurt u martuan në plazh, ndërsa Anderson veshi bikini si fustan nuseje. Çifti kanë së bashku dy djem, Brandon Thomas Lee dhe Dylan Jagger Lee. Megjithatë, martesa e tyre nuk zgjati shumë, pasi ata u ndanë vetëm 3 vjet pas dasmës në plazh.
Meg Ryan dhe Dennis Quaid
Meg Ryan u martua me aktorin Dennis Quaid në Ditën e Shën Valentinit në vitin 1991, pasi luajtën 3 filma bashkë. Çifti deklaroi se ranë në dashuri me njëri-tjetrin gjatë filmit të dytë. Ryan dhe Quaid kanë një djalë, Jack Quaid, i cili ka lindur në vitin 1992. Çifti u nda në vitin 2001.
Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault
Aktorja hollivudiane Salma Hayek dhe biznesmeni francez Francois-Henri Pinault jo vetëm që zgjodhën ditën më romantike të vitit për t’u martuar, por zgjodhën edhe qytetin më romantik për të thënë “Po”. Çifti u martuan në Paris ditën e Shën Valentinit në vitin 2009. Kanë një vajzë së bashku, e cila edhe emrin e ka domethënës, Valentina Paloma Pinault.
Adriana Lima dhe Marko Jaric
Engjëlli i “Victoria’s Secret” Adriana Lima dhe lojtari i NBA, Marko Jaric, e bënë dasmën e tyre të paharrueshme. Çifti u martuan më 14 shkurt në vitin 2009 në Jackson Hole, Wyoming. Nëntë muaj më vonë lindi edhe vajza e tyre, Valentina Lima Jarić. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFunksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde
Provoni një metodë të re të tharjes së rrobave tuaja për dy minuta!
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
Këto shenja të horoskopit e kanë fiksim të “fusin hundët” dhe të kontrollojnë telefonin e partnerit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete