Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancë plenare, ku u zgjodh Qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Qeveria Kurti pritet t’i ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.
Ndarja e posteve është bërë në atë mënyrë që 6 ministri të udhëhiqen nga LDK-ja, ndërsa po ashtu të ketë edhe zëvendës-ministrin e parë.
Zëvendës-kryeministrit i parë në Qeverinë Kurti, është emëruar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili i takoi ish-shefit të grupit parlamentar të kësaj partie në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hotit.
LDK-ja në marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, gjithashtu u pajtua të marr edhe gjashtë ministri: Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit, atë të Kulturës dhe të Bujqësisë.
Këto janë profilet e të emëruarve të LDK-së, në poste qeveritare në Qeverinë Kurti:
Avdullah Hoti – Zv. kryeministër i parë
Avdullah Hoti, i lindur më 04 shkurt 1976 është politikan, i cili ishte kandidatë në koalicion për kryeministër në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 2017. Ai ka shërbyer si Ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe më 2017 në koalicionin qeverisës PDK/LDK. Hoti është profesor i rregullt në fakultetin e Ekonomisë në universitetin e Prishtinës, që nga viti 1998 dhe ligjëron lëndët Makroekonomi I dhe Makroekonomi II. Nga 1999 deri ën vitin 2004 ishte hulumtues në Institutin Riinvest në Prishtinë. Ishte kryeredaktor i Revistës Kontabiliteti Bashkëkohor, botuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Nga gushti 2006 deri në vitin 2007 ishte këshilltar i lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kurse, nga janari 2008 deri në 2009 ishte këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Prishtinës, kurse. Nga janari 2010 deri në 2013 ishte nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës
Lumir Abdixhiku, i lindur më 22 prill 1983, është politikan nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përfundoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë, në fushën e Moralit fiskal. Në vitin 2013 ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vjetëve hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit. Abdixhiku gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i është bashkuar Institutit në vitin 2005 dhe që nga atëherë është i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj.
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme
Agim Nuhi Veliu, ka lindur më 25.07.1960. Është nga fshati Bradash, Podujevë dhe me profesion është jurist. Veliu flet shqip, anglisht dhe serbokroatisht. Është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve.
Agim Veliu është një ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Podujevë, prej 1990 në poste udhëheqëse të Degës së LDK-së, më 1998 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vitin 2000 zëvendëskryetar i bordit Administrativ, ishte kryetar i kryetar i Kuvendit të komunës së Podujevës nga viti 2000 deri 2002, po ashtu gjatë viteve 2002 – 2004, ndërsa u zgjodh ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë në vitin 2004 deri në vitin 2007. Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës 2008 –2009. Pastaj për dy mandate ishte kryetar i komunës së Podujevës gjatë viteve 2010-2013 dhe 2014-2017, e deri në vitin 2020, pra tani ku u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme.
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Anton Quni ka lindur ne fshatin Fshaj të Gjakovës me 09.06.1967. Familja e tij shumë herët u zhvendos për të jetuar në Prizren. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë. Ka studiuar në Akademi Ushtarake dhe është graduar si Oficer i karrierës. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai braktisi Zvicrën për të ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U rreshtua në UÇK nën komandën e kolonel Ahmet Krasniqi. Me njësinë e tij, zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Anton Quni, përkrah Agim Ramadanit, Salih Çekajt, Xhemajl Fetahajt, e ushtarakëve të tjerë mori pjesë në fitoren historike kundër ushtrisë serbe në Betejën e Koshares, që njihet si Beteja që tmerroi armikun.
Pas lufte, Antoni ka shërbyer në TMK dhe FSK. Më pas në kabinetin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, si përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Nga viti 2010, Anton Quni, ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës. Quni është i emëruar që nga sot Ministër i Mbrojtjes.
Hykmete Bajrami – Ministre e Arsimit
Hykmete Bajrami ka lindur me 20.01.1975 në Pejë, ndërsa jeton në Prishtinë. Është e martuar, nënë e dy vajzave. Ajo është profesorëshe në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin Ekonomik, ka përfunduar gjimnazin “Bedri Pejani” (1991-1995), pastaj përfundoi fakultetin Ekonomik në UP, (1996-2000), ndërsa ishte gjithashtu pjesë e Staffordshire University, (2003-2004), Studimet e Doktorates i përfundoi në Fakulteti Ekonomik-UP, (2006-2011).
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Besian Mustafa është i lindur më 14 gusht 1984 në lagjen Dardania në Prishtinë ku edhe përfundoi shkollën fillore. Arsimin e mesëm e filloi në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, për ta përfunduar në Illinois në Amerikë. Vazhdoi studimet universitare në dy drejtime, financa dhe kontabilitet, në La Roche University në Pittsburgh, Pennsylvania, dhe masterin në administrim biznesi në Neë York City.
Përvoja profesionale: Zëdhënës i LDK-së, mbi 7 vjet pozita menaxheriale në banka, në Investime dhe Menaxhim të Riskut, ku ka menaxhuar portfolio prej 360 milion euro, 3 vjet kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovim të Investimeve në Qeverinë e Kosovës, mbi 600 milion euro investime të huaja në Kosovë gjatë kësaj periudhe, bashkë me USAID dhe KfË, ka themeluar Fondin për Garanci Kreditore që ka rritur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe mesme për 100 milion euro, mbi 5 vjet ligjërues i ekonomisë në Staffordshire University, AAB dhe Riinvest, është anëtar Bordi në fondacionin e bamirësisë të themeluar nga Dua Lipa “Sunny Hill Foundation”. Ndërsa nga sot, është emëruar ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti.
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës
Vlora Dumoshi ka lindur në vitin 1966. Është nënë e dy djemve dhe jeton në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Dumoshi ka qenë në postin e Drejtoreshës në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, gjatë udhëheqjes së Isa Mustafës në Komunën e Prishtinës. Vlora Dumoshi, nga LDK-ja, e cila u emërua sot në postin e Ministres për Kulturë në Qeverinë Kurti, e cila u formua në koalicion me LDK-në. Ajo ka punuar si profesoreshë ne Fakultetin e Filologjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë?
Humb jetën një 61 vjeçar në Kurbin, u rrëzua derisa ishte duke punuar
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë