LAJMI I FUNDIT:

E kërkuan shumë skuadra nga Kosova dhe Shqipëria, Van Dave Harmon nënshkruan me Feronikelin

E kërkuan shumë skuadra nga Kosova dhe Shqipëria, Van Dave Harmon nënshkruan me Feronikelin

Van Dave Harmon është bërë me skuadër të re në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi nga Liberia shkëlqeu me Drenicën me golat e tij dhe ishte e natyrshme që ofertat në drejtim të tij nuk munguan.


Në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Harmon ka nënshkruar me kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit Tahir Lushtaku.

“Mund të konfirmoj që Van Dave Harmon është lojtari më i ri i Feronikelit”.

“Kontrata e lojtarit me Drenicën është zgjidhur me marrëveshje dhe në fund ai ka nënshkruar për Feronikelin”, ka thënë Lushtaku për Telegrafin.

24-vjeçari shënoi gjashtë gola për Drenicën në 12 takime të zhvilluara, duke qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në kampionat.

Për të kishte oferta edhe nga kampionati shqiptar, por edhe nga skuadra tjera të Superligës së Kosovës.

“Ka pasur shumë oferta për lojtarin nga Teuta, Laçi, Prishtina e Gjilani, por në fund oferta e Niklit ishte më e mira për lojtarin dhe vendosëm të nënshkruajmë aty”, përfundoi Lushtaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori