Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ku ka thënë se mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbetur për tu zgjidhur vetëm çështja e ndarjes së përgjegjësive, pra udhëheqja e Qeverisë nga LVV-ja dhe udhëheqja në Kuvend nga LDK-ja.
Takimet e partisë, sipas Hazirit shkojnë në funksion të mundësive për arritjen e marrëveshjes me LVV-në.
Para medieve ai tha se do të angazhohen që bashkë me LVV-në, t’i japin vendit një ekzekutiv.
“Këto konsultime shkojnë në funksion të të gjitha mundësive që me partnerin e definuar tashmë, Lëvizjen Vetëvendosje, të angazhohemi bashkërisht nën realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta për t’i dhënë vendit ekzekutiv”, u shpreh Haziri.
Haziri tha se tashmë janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet me LVV-në përveç asaj që duhet të pajtohen tashmë, që Qeverinë ta udhëheq LVV-ja, ndërsa LDK-ja të fokusohet në Kuvend, pasi sipas Hazirit kjo është e vetmja çështje që ka mbetur e pa definuar deri më tani.
“Ne kemi arrit me i përmbyllë të gjitha çështjet që na kanë dallu në një dokument voluminoz, i cili është marrëveshje politike e përgatitur. Jemi në përpjekje që sot, nesër e pasnesër, t’i realizojmë angazhimet tona në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që Qeverinë e udhëheq LVV-ja dhe mandatari apo kryeministri në ardhje Albin Kurti, ndërsa roli i LDK-së, i fokusuar të paktën në këtë fazë të jetë në Kuvendin e Kosovës, ky zaten është dallimi i vetëm që ka mbet me u definu.
Haziri tha se LDK-ja nuk do ta votonte një qeveri të pakicës, dhe se një qeveri e pakicës nuk ka traditë të funksionimit në Kosovë.
“Qeveria e pakicës, nuk ka funksionu në Kosovë, nuk ka traditë të funksionimit të qeverise së pakicës, sepse e kam pa që po keqinterpretohet. Partia e dytë dhe e tretë që nuk e kanë legjitimetin e formimit të Qeverisë, në një vend si ne, nuk tregon kurrfarë rezultati. LDK-ja është ë vetëdijshme që qeveritë e pakicës nuk ki jaopin zgjidhje problemeve të mëdha të Kosovës. Pra, as nuk e mbështesim, rrjedhimisht as nuk e votojmë, sepse nuk e shohim si zgjidhje”, tha Haziri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë