LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i tronditur për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës

Haradinaj  i tronditur për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Zhur të Prizrenit, ku pas një shpërthimi mbeti i vdekur një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Haradinaj theksoi se është tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tij dhe plagosjen e të tjerëve.


Ai u shprehu ngushëllime fmailjarëve të policit të vrarë dhe uroi që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

Shpërthim në Zhur, vritet një polic e plagosen dy të tjerë
Lexo po ashtu Shpërthim në Zhur, vritet një polic e plagosen dy të tjerë

Postimi i plotë i Haradinajt:

‘I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Haradinaj.

Policia jep detajet për shpërthimin në Zhur, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen dy të tjerë dhe një fëmijë
Lexo po ashtu Policia jep detajet për shpërthimin në Zhur, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen dy të tjerë dhe një fëmijë

Ndaj rastit tragjik në Zhur të Prizrenit ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se “Askush nuk guxon që të prek djemtë tanë në uniformë, e kushdo që guxon t’i sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori