LAJMI I FUNDIT:

Rritet prania mjekësore në aeroportin “Heathrow”

Rritet prania mjekësore në aeroportin “Heathrow”

Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan sot, rritjen e pranisë mjekësore në aeroportin londinez “Heathrow”, duke shtuar se asnjë rast nuk është konfirmuar në Britaninë e Madhe nga coronavirusi kinez.

“Rreziku për publikun britanik mbetet i ulët, por rastet janë të mundshme në një pikë “, theksoi shefi i mjekësisë së shërbimeve shëndetësore publike për Anglinë, (PHE), Chris Whitty.


“Britania e Madhe është e përgatitur mirë për këto incidente”, theksoi ai.

Në total, 14 persona që kanë shfaqur simptoma të dyshuara janë testuar, por rezultatet kanë qenë negative./ATSH/