LAJMI I FUNDIT:

Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin

Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin

Tottenham Hotspur po përgatit një ofertë të madhe për sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi dhe tashmë ajo ofertë është zbuluar nga mediat.

Spurs nuk ka më zgjedhje të mira në sulm pasi Harry Kane është jashtë fushave deri të paktën në prill dhe Son Heung-min është improvizuar si qendërsulmues.


Skuadra e Jose Mourinhos kishte një ofertë fillestare për sulmuesin e Kosovës, Muriqi, në fillim të afatit dimëror, por ajo ofertë u refuzua nga klubi turk.

Tottenham nuk dorëzohet, gati oferta e dytë për Muriqin
Lexo po ashtu Tottenham nuk dorëzohet, gati oferta e dytë për Muriqin

Megjithatë, Spurs nuk janë dorëzuar në garë për shërbimet e shtatlartit prizrenas dhe tani thuhet se po përgatisin një ofertë të dytë.

Sipas gazetës turke Aksam, Fenerbahce po kërkon një tarifë transferimi më të madhe se 20 milionë euro dhe Spurs janë gati ta paguajnë këtë shumë.

Muriqi duke festuar një gol me fanellën e Fenerbahces

Muriqi është i njohur për tifozët e Anglisë pasi është paraqitur dy herë për Kosovën kundër tyre muajt e fundit gjatë kualifikimeve për Euro 2020.

Federata Turke e Futbollit merr vendim për kartonin e kuq të Vedat Muriqit
Lexo po ashtu Federata Turke e Futbollit merr vendim për kartonin e kuq të Vedat Muriqit

Ai ka shënuar 11 herë në 17 paraqitje në Superligën e Turqisë këtë sezon pasi ishte bashkuar nga Caykur Rizespor vetëm në korrik të vitit të kaluar.

Tottenhami nuk është skuadra e vetme që pëlqen Muriqin, pasi për të ka pasur interes edhe nga Burnley, Crystal Palace dhe Bournemouth. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori