LAJMI I FUNDIT:

Federata Turke e Futbollit merr vendim për kartonin e kuq të Vedat Muriqit

Federata Turke e Futbollit merr vendim për kartonin e kuq të Vedat Muriqit

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të mos shqiptojë asnjë masë dënimit për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ishte i papërmbajtshëm në fitoren e fundit të Fenerbahces 0-2 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqisë.


Sulmuesi prizrenas asistoi tek goli i parë i ekipit të tij, ndërsa shënoi golin e dytë dhe të sigurisë në minutat shtesë.

Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq
Lexo po ashtu Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq

Megjithatë, tregimi i Muriqit nuk përfundon këtu, pasi sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin pas golit.

Një gjest josportiv apo tentim vonimi i lojës ka bërë që gjyqtari të ndëshkoj me të kuq Muriqin, i cili më pas u akuzua për ndëshkim me të kuq me qëllim.

Por, TFF tashmë ka marr vendim se nuk ka asnjë provë për të dënuar prizrenasin me ndonjë ndeshje mos-lojë.

Muriqi u përgjigjet analistëve që po e akuzojnë për karton të kuq të qëllimshëm
Lexo po ashtu Muriqi u përgjigjet analistëve që po e akuzojnë për karton të kuq të qëllimshëm

“Vedat Muriqi u akuzua për shkak të ndëshkimit me të kuq me vetëdije, por ai nuk do të dënohet pasi nuk u evidentua ndonjë shkelje”, thuhet në njoftimin e TFF.

Kështu, Muriqi është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Basaksehirit në Superligën e Turqisë, pas pushimit në ndeshjen e djeshme ndaj Kayserit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Kalo në kategori