Amedspor ka nisur me fitore Superligën e Turqisë për të fituar ndaj Erzurumspor.

Në ekipin ku luajtën dyshja e Kosovës Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, arritën fitore 3-0 ndaj skuadrës, ku që nga fillimi luajti mbrojtësi tjetër kosovar Amar Gërxhaliu.


Dellova në fakt zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa edhe dhuroi një asistim për Saba (53’).

Nga “SofaScore” ai u vlerësua me notën 8.1, që ishte e dyta më e larta pas Saba, me këtë të fundit që u vlerësua me notën 9.1.

Ndërkohë, Krasniqi zhvilloi një paraqitje solide për t’u vlerësuar me 6.9./Telegrafi/

telegrafi sport app