LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Nuk jam për koalicion me parti tjera, pos Vetëvendosjes

Muhaxheri: Nuk jam për koalicion me parti tjera, pos Vetëvendosjes

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për momentin LDK nuk ka plan B nëse dështon marrëveshja me Vetëvendosjen.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në të ardhmen nuk është mirë që i pari më të dytin të ndërtojnë qeverinë pasia de facto ata janë rivalët kryesorë politikë.


Ai thotë se partia e parë të ndërtojë qeverinë me të tretën ndërsa e dyta ta bëjë opozitën, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së thotë se edhe në qëndrimin e fundit zyrtar LDK ka thënë se nëse s’ka marrëveshje nuk ka plan B për formimin e qeverisë.

Muhaxheri ka thënë se për mendimin e tij LDK nuk duhet të pranojë mandatin për të ndërtuar qeverinë.

Sipas tij është mirë të qëndrohet në opsionin A që është arritja e koalicionit me Vetëvendosjen.

“Opsioni B do të ishte të shkojmë në opozitë e jo të kemi mandatarin për kryeministër”.

Muhaxheri: Nëse s’ka marrëveshje deri të dielën, LDK përfundimisht tërhiqet nga negociatat me LVV-në
Lexo po ashtu Muhaxheri: Nëse s’ka marrëveshje deri të dielën, LDK përfundimisht tërhiqet nga negociatat me LVV-në

Kryetari i Pejës ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk është e gatshme të bëj qeveri dhe LDK kalon në opozitë qeveria po i lehet prapë PAN-it pasi ata mund ta bëjnë shumicën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori