Ligji për Prokurorinë Publike “biletë” për në BE, sot vazhdon dialogu
Tash për tash nuk duket se LSDM-ja qeveritare dhe OBRM-PDUKM-ja do të munden këtyre ditëve të arrijnë marrëveshje për propozimin e ri për ligjin për prokurori publike. Për sot paralajmërohet takim mes Bojan Mariçiqit nga LSDM-ja dhe Timço Mucunksit nga OBRM-PDUKM-ja dhe bisedime për atë si të vazhdohet me dialogun.
Nga partia opozitare e konfirmojnë takimin, por theksojnë se kjo nuk do të thotë se do të ketë marrëveshje me pushtetin për ligjin. Udhëzojnë në deklaratën e liderit të partisë Hristijan Mickovski nga dita e diel, në të cilën thotë se “ajo që është propozuar nga LSDM-ja është ligj që duhet në të ardhmen t’i mbrojë strukturat kriminele të LSDM-së që pas 12 prillit do të shkojnë në opozitë.
Megjithatë, nga OBRM-PDUKM theksojnë se përmes bisedimeve do të mund të arrihet deri në afrim të qëndrimeve, por nëse ka lëshime nga partia qeveritare.
Lideri i LSDM-së, në konferencë për shtyp tha se punohet për ligj të sistemit strukturor që aprovohet me dy të tretën e shumicës, dhe siç tha “në kohën dhe ambientin kur lëndët e PSP janë siguruar, ato janë në proces gjyqësor nën kompetencë të prokurorit publik republikan dhe kjo krijon detyrim të të gjithë faktorëve politikë të vazhdojnë të bisedojnë dhe ta gjejnë zgjidhjen që është më e mira për qytetarët dhe kuptohet në funksion të vërejtjeve të Komisionit të Venecias, Delegacionit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Zaev konfirmoi se do të bisedojë me deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM për sigurimin e dy të tretës së shumicës dhe shprehu bindje se mund të aprovohet kjo zgjidhje ligjore.
Lidhur me vërejtjet e Mickovskit dhe deri kur LSDM-ja është e gatshme të bëjë kompromis, Zaev tha se presin të votojnë dhe ta mbështesin ligjin. Kryetari i LSDM-së, shtoi se do të jetë i lumtur nëse këtë e bënë partia më e madhe opozitare e OBRM-PDUKM-së, gjegjësisht ato t’i bashkangjiten dhe ta lehtësojnë rrugën deri në miratimin e tij.
Lideri i OBRM-PDUKM-së Hrisitan Mickoski për ligjin për prokurorinë publike, megjithatë, dje tha se duhet të dalë nga ligji evropian reformues, qëndrime të harmonizuara paraprakisht të grupeve punues, ndërsa pastaj thirret takim liderësh, e jo vetëm “për shkak rendit”.
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Vlado Misajlovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ata e kanë shqyrtuar propozim ligjin e ri të LSDM-së, dhe nëse janë të gatshëm të marrin përgjegjësin nëse ligji, i cili është thelbësor për fillimin e negociatave të BE-së,tha ekipi i ekspertëve të nxjerrë në pah të gjitha vërejtjet për gjithçka që përmbahet në ligj. Ai shtoi se OBRM-PDUKM do të len mundësi për të takuar përfaqësuesit e të dy partive dhe të diskutojë të gjitha çështjet në ligj, dhe pastaj të organizojë konferencë të posaçme për media.
Aktualizim i çështjes për ligjin për PP pason pas vizitës së javës së kaluar të eurokomisarit Oliver Varheley në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë para shpërbërjes ta miratojnë ligjin e ri për PP, që ka qenë shenjë e mirë dërguar vendeve-anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për mbyllje të bisedimeve për anëtarësim të vendit në Union.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten
Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet në Vorë 43-vjeçari nga Shkodra
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t’i vënë në kontroll
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur