LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti e Mazreku diskutojnë për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara

Mehmeti e Mazreku diskutojnë për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku si dhe shefin e Zyrës Ligjore të Shoqatës, Venhar Hana.

Në takim është diskutuar lidhur me iniciativat për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara/të pasiguara.

Po ashtu, në këtë takim janë diskutuar dhe ndryshimet legjislative të cilat mundësojnë zhvillimin e industrisë së sigurimeve në Kosovë me qëllim të ofrimit të produkteve sa më të mira të sigurimit për policëmbajtësit. /Telegrafi/