Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se LVV ishte e gatshme me 26 dhjetor ta votojë Vjosa Osmanin për kryeparlamentare.
Bahtiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai personalisht nuk dorëzohet dhe ka shumë shpresë se koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së do të bëhet.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, pasi qytetarët i kanë votuar këto dy subjekte me një vrull të madh. Çfarëdo opsioni tjetër është i papranueshëm për mua, qytetarët e Kosovës dhe shumë njerëz në LDK”.
I pari i Mitrovicës thotë se oferta e Isa Mustafës në adresë të Vetëvendosjes ka qenë shumë e pamatur, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se sa herë janë takuar me LDK-në, këta të fundit kanë ardhur më kërkesa të reja në kurriz të Vetëvendosjes.
Bahtiri thotë se vullneti i Vetëvendosjes për të shkuar në koalicion me LDK-në ka qenë i kamotshëm dhe sipas tij kjo është dëshmuar edhe me ofertën për koalicion parazgjedhor.
Anëtari i Vetëvendosjes thotë se LDK mori 5 ministritë më të fuqishme e që në vete përmbajnë 13 ministri aktuale që po ashtu janë shumë të fuqishme.
Bahtiri thotë se ditën kur është zgjedh Glauk Konjufca në krye të Kuvendit, ai personalisht ka ftuar disa deputetë të LDK-së që ta ftojnë Isa Mustafën që të propozojë Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit.
Ai thotë se më pas i kanë pyetur se nëse do të propozojnë kandidatin e tyre a do ta votojë LDK-ja, e ata kanë dhënë përgjigje pozitive.
“Është propozuar Konjufca dhe e kanë votuar 75 deputetë”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City