Iranianët e pakënaqur i kanë kërkuar Khameneit që të japë dorëheqje dhe të largohet nga vendi. Madje ata kanë brohoritur “vdekje diktatorit”.
Autoritetet iraniane kanë pranuar që gabimisht kishin rrëzuar aeroplanin komercial të Ukrainës, brenda të cilit humbën jetën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, duke nxitur demonstrata të mëdha në Teheran, transmeton Telegrafi.
Mijëra njerëz janë mbledhur para hyrjes së universitetit “Amir Kabir”, duke bartur fotografitë e pasagjerëve të vdekur duke e shqyer fotografitë e gjeneralit të vdekur Qassem Soleimani.
“Lider suprem, jep dorëheqje. Duhet të vijë turp, largohu nga vendi”, e kanë porositur demonstruesit liderin Ayatollah Ali Khamenei.
Siç raporton Reuters, agjencia iraniane Fars në një raport të rrallë për protestat antiqeveritare në Iran kanë raportuar se demonstruesit në Teheran kanë brohoritur kundër zyrtarëve më të lartë shtetëror, pasi që autoritetet pranuan se me raketë kishin rrëzuar aeroplanin ukrainas të mbushur me pasagjerë.
E policia në një moment ka shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës. Përkrahje të madhe protestuesve u ka ofruar presidenti amerikan Donald Trump.
“Popull i Iranit, kam qenë me ju nga fillimi i mandatit dhe qeveria ime do të vazhdojë t’ju përkrahë. Po ndjekim protestat e juaja me kujdes. Trimëria e juaj është inspirim”, ka shkruar Trump në Twitter në gjuhën angleze dhe persiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPaketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak