LAJMI I FUNDIT:

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Forcat ruse dyshohet se kanë ekzekutuar të paktën 15 ushtarë ukrainas që po përpiqeshin të dorëzoheshin që nga fillimi i dhjetorit 2023, sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW).

Organizata me bazë në SHBA bën thirrje që rastet e ekzekutimeve të supozuara të hetohen si krime lufte.


“Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, forcat e saj kanë kryer shumë krime të tmerrshme lufte”, tha Belkis Wille, drejtor i asociuar i krizës dhe konfliktit në HRW.

“Ekzekutimi, vrasja e ushtarëve ukrainas të dorëzuar dhe të plagosur, është i ndaluar me ligjin ndërkombëtar humanitar”, shtoi Wille.

Për shkrimin e këtij raporti, bëhet e ditur se HRW ka analizuar disa pamje me dron të postuara në rrjete sociale ku shihen ushtarët ukrainas që dorëzohen dhe qëllohen nga trupat ruse, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Duke pasur parasysh se ata nuk ishin më pjesë e luftimeve pasi ishin dorëzuar, ligji ndërkombëtar humanitar thotë se ata nuk mund të qëllohen.

Gjithashtu, edhe Konventa e Gjenevës thotë se luftëtarët që janë jashtë lufte për arsye të tilla si dorëzimi, lëndimi ose kapja, duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe nuk duhet të jenë objektiva për sulm.

Ndryshe, OKB-ja ka raportuar se tortura përjetojnë edhe të burgosurit ukrainas, duke përfshirë rrahje dhe dhunë seksuale.

Një tjetër raport nga OKB-ja ka regjistruar “akuza të besueshme” që tregonin se trupat ruse kanë kryer ekzekutimet e të paktën 32 të burgosurve ukrainas.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar se ka nisur 27 hetime penale për ekzekutimin e të burgosurve ukrainas të luftës.

“Ndërsa secili prej këtyre rasteve është i tmerrshëm, ndoshta ajo që është më e frikshme është prova që tregon se forcat ruse dhanë urdhër për të vrarë ushtarët në vend që t’i linin ata të dorëzoheshin” tha Wille. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Mali i Zi
Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO

Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO

Evropa
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Botë
POLITICO: Putin kontrollon shërbimin e spiunazhit të Austrisë - tani synon qeverinë e këtij vendi

POLITICO: Putin kontrollon shërbimin e spiunazhit të Austrisë - tani synon qeverinë e këtij vendi

Evropa
Macron kot udhëtojë 16 mijë kilometra, kaledonasit më të qartë se kurrë: Jemi gati të vdesim në barrikada

Macron kot udhëtojë 16 mijë kilometra, kaledonasit më të qartë se kurrë: Jemi gati të vdesim në barrikada

Amerika
Kalo në kategori