Shitjet e Apple në Kinë u rritën me më shumë se 18 për qind gjatë muajit dhjetor, tregojnë të dhënat më të fundit të akademisë kineze të teknologjisë dhe informacionit.
Sipas CNBC, përcjell Telegrafi, kjo e dhënë bëri që aksionet e kompanisë të rriteshin me 2 për qind menjëherë pas publikimit të lajmit, duke prekur nivelin maksimal historik, në 309.63 dollarë për aksion në mbyllje të tregjeve.
Përgjatë muajit dhjetorit, Apple ka shitur 3.2 milionë iPhone në Kinë, ku në vitin paraprak kjo shifër fiksohej në 2.7 milionë njësi.
Kina është një pikë kyçe për biznesin e Apple, duke pasur parasysh edhe madhësinë e një tregu të tillë. Përgjatë tremujorit të parë të vitit të kaluar, të ardhurat e Apple vetëm nga Kina fiksoheshin në 13.17 miliardë dollarë, një rënie me 5 miliardë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Të dhënat e tremujorit të tretë të vitit duket se e kanë përmbysur tendencën. Të dhëna të tjera tregojnë se Apple zotëron 8 për qind të tregut në Kinë nga 9 për qind të vitit paraardhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe