Grupi BALFIN po zgjeron prezencën e tij globale duke hyrë në tregun kanadez të pasurive të paluajtshme. Kanadaja është vendi i 11-të që i bashkohet hartës së investimeve të Grupit, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe është i katërti ku BALFIN po ndërmerr zhvillimin e pasurive të paluajtshme.
Projekti i parë i Grupit BALFIN në Kanada do të jetë një ndërtim me vlerë investimi prej 40 milionë eurosh, me 27 njësi në Vankuver, një qytet port në bregdetin perëndimor në British Columbia. Është ndër qytetet më të dendura dhe më të larmishme etnikisht të Kanadasë dhe për këtë arsye një nga tregjet më dinamike të pasurive të paluajtshme në Amerikën e Veriut.
Disa projekte të tjera janë në fazën e planifikimit dhe pritet të fillojnë në 18 muajt e ardhshëm.
Steven Grunerud, Zv. President i Zhvillimit të Strategjisë, përgjegjës për aktivitetet e Grupit BALFIN në Kanada, thotë se tregu është i shkëlqyer për zgjerimin e BALFIN. “Me njohuritë dhe përvojën e Grupit në zhvillimin e projekteve rezidenciale, unë besoj se do të ketë një shkëmbim të mirë te njohurive dhe përvojave mes dy vendeve. BALFIN ka një partneritet me zhvillues me përvojë në këtë sektor”, thekson ai.
Grupi BALFIN filloi aktivitetin e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme në vitin 2003 në Shqipëri, duke zgjeruar më tej gjurmën e tij në Maqedoninë e Veriut, Austri dhe që nga viti i kaluar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që u njoftua nga Presidenti i Grupi BALFIN, Samir Mane. Me një portofol projektesh rezidenciale, komerciale, turistike dhe mikse, Grupi BALFIN është i pozicionuar mirë në industri si një investitor dhe zhvillues ndërkombëtar.
Grupi BALFIN është i njohur për konceptet novatore me standarde të larta në fushën e ndërtimin si edhe risitë unike arkitekturore në projekte si Green Coast, Vala Mar, Rolling Hills, QTU, TEG, Ambasador 1, 2 dhe 3, dhe projekte ambicioze në Austri, Shtetet e Bashkuara e së fundmi edhe në Kanada.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjoftim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Blej përmes Bankës Ekonomike në Fortesa Home me 0% interes për 36 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit