Aksion për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut

Foto: Ilustrim
Sot në orët e mëngjesit ka nisur një aksion në Rezallë të Zubin Potokut, ndërsa po bëhet rrënimi i disa shtëpi-pushimeve të ndërtuara pa leje.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, tha për Telegrafin se Policia po asiston Ministrinë e Mjedisit në zhvillimin e aksionit.
“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, tha shkurt Elshani për Telegrafin.
Ndryshe, edhe javë më parë janë zhvilluar aksione të tilla në veri të vendit.
Po ashtu pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë, janë rrënuar javë më parë nga Inspektorati Mjedisor. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































