Dominic Raab ka thënë se Britania e Madhe është “në të njëjtën anë” me SHBA-në në lidhje me vrasjen e së premtes të gjeneralit iranian Qassem Suleimani.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një deklaratë të tillë, sekretari i Jashtëm britanik e ka bërë mes pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me arsyetimin legal për veprimet e fundit të SHBA-së.
Në këtë kontekst, Raab për Sky News ka thënë: “Le të jemi shumë të qartë: ai ishte një kërcënim rajonal, dhe ne e kuptojmë pozicionin në të cilin u gjendën amerikanët, dhe ata kanë të drejtë të ushtrojnë vetëmbrojtje. Ata kanë shpjeguar bazën në të cilën është bërë”.
Sekretari i Jashtëm gjithashtu ka thënë se ai ka folur me presidentin dhe kryeministrin irakian dhe homologët francezë dhe gjermanë që nga vrasja, dhe përqendrimi i Britanisë së Madhe ka qenë në rivendosjen e qetësisë, dhe mbrojtjen e trupave dhe qytetarëve të saj në rajon.
“Ne po kërkojmë të mos ketë eskalim të situatës dhe stabilizim të saj dhe kjo është diçka për të cilën kemi biseduar me miqtë tanë evropianë dhe amerikanë”, ka thënë ai.
“Askush nuk e dëshiron dhe unë nuk mendoj se dikush përfiton nga një luftë në Lindjen e Mesme. Të vetmit njerëz që do të përfitonin do të ishin terroristët, dhe Daesh në veçanti, dhe kështu ne do të punojmë me të gjithë partnerët tanë, partnerë amerikanë dhe evropianë dhe ata në rajon, për të përcjellë këtë mesazh”.
Raab ka konfirmuar se do të takohet me sekretarin e shtetit të SHBA, Mike Pompeo, në Uashington këtë javë, në një vizitë që ai tha se tashmë ishte planifikuar.
Por i pyetur nëse ai do të dërgonte një “mesazh të ashpër” për Pompeo dhe shefin e tij, Donald Trump, Raab tha: “Ne jemi në të njëjtën anë me partnerët tanë amerikanë; ne do të vazhdojmë të flasim me ta”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot
Aviokompania amerikane vazhdimisht regjistron gabimisht 101-vjeçaren si fëmijë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur