LAJMI I FUNDIT:

Aviokompania amerikane vazhdimisht regjistron gabimisht 101-vjeçaren si fëmijë

Aviokompania amerikane vazhdimisht regjistron gabimisht 101-vjeçaren si fëmijë

Një grua 101-vjeçare vazhdon të ngatërrohet me një fëmijë për shkak të një gabimi me sistemin e rezervimeve të një aviokompanie.

Problemi ndodh sepse sistemet e American Airlines me sa duket nuk mund të llogarisin që Patricia, e cila nuk donte të ndante mbiemrin e saj, ka lindur në vitin 1922 dhe jo në 2022.


BBC ishte dëshmitar i ngatërresës së fundit, për të cilën ajo dhe ekuipazhi i kabinës qeshën, transmeton Telegrafi.

“Ishte qesharake që ata mendonin se isha vetëm një fëmijë i vogël dhe unë jam një zonjë e moshuar”, ajo tha.

Por 101-vjeçarja thotë se do të dëshironte që defekti të rregullohej pasi i ka shkaktuar disa probleme në të kaluarën.

Për shembull, në një rast, stafi i aeroportit nuk kishte gati transportin për të brenda terminalit, pasi ata prisnin një fëmijë.

Defekti që dëshmoi BBC ndodhi kur Patricia po fluturonte midis Chicagos dhe Marquette, Michigan – një fluturim në të cilin po udhëtonte edhe ky reporter.

Ish-infermierja, e cila fluturon çdo vit për të parë familjen dhe për t’i shpëtuar dimrave të ftohtë, thotë se në të gjitha rastet stafi i American Airlines ishte i sjellshëm, pavarësisht nga konfuzioni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Azia
Kalo në kategori