LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, në Ditën e Veteranit: Ata që kujtojnë se jemi të ligë, nuk e dinë kush jemi

Haradinaj, në Ditën e Veteranit: Ata që kujtojnë se jemi të ligë, nuk e dinë kush jemi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së Veteranit, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë krenarë dhe kanë histori e cila siç u shpreh i bindur ai, i dallon nga të tjerët.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Haradinaj veçoi se edhe Dita e Veteranit është një ditë që na bën krenarë, sepse bëhet fjalë për përpjekjen e pushtuesve që t’i masnin forcat, të testojnë veten në raport me shqiptarët.


“Të dashur bashkëluftëtarë e veteranë,  kurrë mos lejoni që askush t’ua qes në pikëpyetje krenarinë e as të drejtën tuaj, sepse këtë të drejtë nuk e ka askush. Kemi qenë atëherë në të drejtën tonë kur i kemi dalë zot vendit e popullit e lirisë tonë, jemi sot dhe kemi për të qenë përjetë e mot. E unë kam dëshirë që jeta ime, jeta e luftëtarit të jetë gjithmonë e këtillë që askush të mos ketë mundësinë ta ligë luftëtarin e lirisë ose t’ ia mohojë të drejtat që i takojnë me Ligj e Kushtetutë në Kosovë”, tha ai

“Në Drenicë por edhe kudo që kanë jetuar shqiptarët, pushtuesi nuk ka mundur ta turpërojë e dorëzojë shqiptarin. Rëndësia e 28 vjetëve më herët është se po në këtë ditë janë mbrojtur politikat e gjykimet e njerëzve se si do të mbyllet fati i Kosovës. Atë ditë është ditur se do të vije edhe marsi i ’98-ës. Luftëtari shqiptar e ka pasur të vështirë, sepse në Ballkan ka qenë i vetëm dhe i rrethuar me fqinj lakmitarë të cilët e kanë pasur qëllim rritjen e tyre mbi tokën, mbi të drejtat, mbi mallin e shqiptarit”, u shpreh Haradinaj.

Duke folur për të kaluarën, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se në tokën tonë, atdheun tonë, të tjerët i kanë rritur ushtritë e veta, i kanë ushqyer dhe i kanë furnizuar me të korrat tona për të pasur ushtri të forta dhe fuqi që të na mbajnë të pushtuar.

“Por ata që kujtojnë se nuk jemi të fortë e jemi ligë, ata nuk na njohin dhe nuk e dinë kush jemi. Kundër të gjitha rrjedhave që na kanë ndodhur ne sot i kemi dy shtete, Shqipërinë e Kosovën dhe  e kemi ushtrinë shqiptare në Ballkan, atë të Kosovës, ushtrinë tonë e cila po rritet”, përfundoi fjalën e tij kryeministri në detyrë Haradinaj i cili i uroi të gjithë veteranët për Vitin e Ri 2020.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori