LAJMI I FUNDIT:

Guardiola e kërkon fitoren e 100-të në Ligën Premier – rekordi i tij eklipson Mourinhon, Kloppin, Fergusonin dhe Wengerin

Guardiola e kërkon fitoren e 100-të në Ligën Premier – rekordi i tij eklipson Mourinhon, Kloppin, Fergusonin dhe Wengerin

Pep Guardiola dhe thyerja e rekordeve shkojnë paralelisht, kjo është e sigurt.

Katalunasi akoma mban rekordin e fitoreve radhazi në La Liga, Bundesliga dhe Ligën Premier dhe u bë menaxheri i parë që fitoi gjashtë trofe në një vit, pas triumfit më 2009 te Barcelona.

Trajneri i Manchester Cityt bëhet gjithashtu menaxheri i parë i Barcelonës që mund Real Madridin katër herë radhazi.


Sezoni i tij i dytë në Angli gjithashtu e pa atë të marrë 100 pikë, duke u bërë trajneri i parë që drejtoi një klub deri tek ato pikë brenda një sezoni në Ligën Premier.

Dhe tani ai është vendosur të thyej një tjetër rekord të nëse City shijon përsëri fitoren sonte kur ata udhëtojnë tek Wolves.

Kjo për faktin se Guardiola do të arrinte fitoren e 100-të në Ligën Premier dhe do bëhet trajneri që arrin këtë shifër për më së paku ndeshje.

Guardiola do të thyejë rekordin e Jose Mourinho, i cili ka 100 fitore në 142 ndeshje, ndërsa në rast fitore të Cityt, katalunasi do ta arrinte rekordin për 132 takime.

Padyshim që do të jetë një tjetër arritje e jashtëzakonshme për t’i shtuar CV-së së tij.

Pas Mourinhos, rekordin e fitoreve e ka Jurgen Klopp me Liverpoolin duke arritur 100 fitore në 159 ndeshje, ndërsa pas tij Sir Alex Ferguson me 162 ndeshje, 17 më pak se Arsene Wenger i katërti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ia humbë

Kosova ia humbë "busullën" selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori