LAJMI I FUNDIT:

Egzon Bejtullai i Shkëndijës flet për “Topin e Artë”, tregon nëse e ka merituar Messi

Egzon Bejtullai i Shkëndijës flet për “Topin e Artë”, tregon nëse e ka merituar Messi

Mbrojtësi i KF Shkëndijës Egzon Bejtullai, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për arritjet e tij dhe futbollin në përgjithësi.

I pyetur për “Topin e Artë” i cili këtë edicion u fitua nga Lionel Messi, Bejtullai tha se sulmuesi i Barcelonës e ka merituar plotësisht.


“Patjetër se e ka merituar. Mesa di unë zgjedhja është bërë nga gazetarët, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve përfaqësuese. Do të thotë se është zgjedhje e njerëzve kompetent dhe drejtpërdrejtë të kyçur në futboll”.

“Pastaj edhe personalisht vlerësoj se Messi është lojtari numër një në botë dhe jo rastësisht llogaritet si nga më të mirët në histori, nëse jo më i miri”, tha Egzon Bejtullai.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me mbrojtësin e Shkëndijës: