LAJMI I FUNDIT:

Sot nis gjykimi për rastin “Haraçi”

Sot nis gjykimi për rastin “Haraçi”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Reket” në të cilin janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13, ish prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec.

Nga arresti shtëpiak në gjykim duhet të sillen të akuzuarit në Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec, përderisa i akuzuari i parë Bojan Jovanovski nga INP Burgu -Shkupi ku po vuan masën e paraburgimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë, Gjykata e Apelit sot duhet të vendos se a do të mbetet ai edhe më tutje në paraburgim. Avokati i tij Sasho Dukovski kërkon që të lëshohet nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.


Gjykata Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të këtij viti ngriti akuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, i akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranim të shpërblimeve për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”./Telegrafi/