LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Messi është më i miri i kësaj gjenerate, por Topin e Artë e meriton Van Dijk

Klopp: Messi është më i miri i kësaj gjenerate, por Topin e Artë e meriton Van Dijk
Jurgen Klopp dhe Virgil van Dijk (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/GUliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar Lionel Messin si më të mirin e kësaj gjenerate, mirëpo beson se Virgil van Dijk meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Mbrojtësi i Redsave është favorit i lehtë për çmimin prestigjioz që do të ndahet në dhjetor, pasi u shpall lojtari i vitit nga UEFA.

Mirëpo, sulmuesi i Barcelonës mbetet fuqishëm në garë në kërkim të trofeut të gjashtë individual, ndërsa e kishte mposhtur holandezin në garën për çmimin e më të mirit sipas FIFA-s.


Jurgen Klopp dhe Virgil van Dijk (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Nëse ia jep Topin e Artë lojtarit më të mirë të gjeneratës së tij, atëherë duhet t’ia jepni Lionel Messit. kështu është”.

“Por, nëse ia jepni lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, atëherë ishte Virgil van Dijk. Nuk e di si do të ndodhë saktësisht, por unë e shoh kështu”.

“Lojtari më i mirë nga të gjithë? Ai është Lionel. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar? Ai është Virgil. Do të shohim”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Përfaqësuesja e Kosovës
Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Ndërkombëtare
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës
Argjentina fiton me rezultat të thellë, Messi shkëlqen me tre gola e dy asistime

Argjentina fiton me rezultat të thellë, Messi shkëlqen me tre gola e dy asistime

Ndërkombëtare
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Fitorja ndaj Qipros është historike, Kosova kurrë nuk ka marrë tre fitore radhazi

Fitorja ndaj Qipros është historike, Kosova kurrë nuk ka marrë tre fitore radhazi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori