LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi më i ri i Reuters – kush po udhëheq, Harris apo Trump?

Sondazhi më i ri i Reuters – kush po udhëheq, Harris apo Trump?

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë), ku do të ballafaqohen republikani, Donald Trump dhe demokratja, Kamala Harris.

Një sondazh i ri nga Reuters/Ipsos e vendos Harrisin tre përqind përpara Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas sondazhit, demokratja ka mbështetjen prej 45 për qind të votuesve krahasuar me 42 për qind për ish-presidentin amerikan.


Mes votuesve të mundshëm, 59-vjeçarja ka gjithashtu një avantazh prej tre për qind, gjegjësisht 47 me 44 kundrejt 78-vjeçarit.

Vlen gjithashtu të theksohet se sondazhet kanë një marzh gabimi prej +/-3 për qind.

Sondazhi gjeti ndryshime të mëdha në mbështetje midis disa grupeve.

Harris

Votuesit me ngjyrë, 84 – 11 për qind
Votuesit e moshës 18 deri në 34 vjeç, 57 – 37 për qind
Gratë, 55 – 41 për qind
Votuesit e bardhë me diplomë kolegji, 55 – 41 për qind

Trump

Votuesit rural, 75 – 23 për qind
Votuesit e bardhë pa diplomë kolegji, 65 – 33 për qind
Meshkuj, 56 – 40 për qind
Votuesit e bardhë, 56 – 42 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton" - Joe Biden mbajti fjalimin e parë pas fitores së Donald Trump

Amerika
Zelensky tregoi se çka bisedoi me Trumpin pas zgjedhjeve presidenciale amerikane

Zelensky tregoi se çka bisedoi me Trumpin pas zgjedhjeve presidenciale amerikane

Evropa
Samiti evropian në Hungari: Presidenti rumun e 'injoroi keq' Viktor Orbanin

Samiti evropian në Hungari: Presidenti rumun e 'injoroi keq' Viktor Orbanin

Evropa
Pas fitores së republikanëve, reagon Grenell

Pas fitores së republikanëve, reagon Grenell

Amerika
Mesazhi i shefit të NATO-s për Trump: Trupat e Koresë së Veriut në Ukrainë janë një kërcënim edhe për SHBA-në

Mesazhi i shefit të NATO-s për Trump: Trupat e Koresë së Veriut në Ukrainë janë një kërcënim edhe për SHBA-në

Botë
Gjermania miraton formën e re të shërbimit ushtarak

Gjermania miraton formën e re të shërbimit ushtarak

Evropa
Kalo në kategori