LAJMI I FUNDIT:

Ka një vend në botë ku s’ka asnjë grimcë jete!

Ka një vend në botë ku s’ka asnjë grimcë jete!

Është një krater vullkanik i vendosur në veri-lindje të Etiopisë, në depresionin e Danakilit: u formua në kohët e lashta pas shpërthimit të magmës në të cilën kishte një depozitë të madhe të kripës dhe është në transformim të vazhdueshëm

Historia ka treguar se jeta mund të ekzistojë edhe në mjedise ekstreme të Tokës, duke filluar që nga shkretëtirat e thata deri tek tundrat e ngrira, por ajo s’mund të ekzistojë në çdo centimetër të planetit!


Së fundmi, pas një studimi të ri shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi ku s’ka jetë.

Në ndryshim nga rezultatet e studimeve të tjera, ekspertët bënë disa eksperimente dhe u arrit në përfundimin se në vendin e quajtur Dallol, nuk ka asnjë grimcë jete, madje s’ka as mikroorganizma.

Ky, është një prej vendeve me kushtet mjedisore më ekstreme. Në Dallol është shumë nxehtë, ka kripëra dhe aciditet me shumicë.

Pellgjet e saj shtrihen në një krater vullkanik të mbushur me kripë, gazra toksikë dhe ujëra që ziejnë. Edhe gjatë dimrit, temperaturat ditën arrijnë deri në 45 gradë celsius.

Herë të tjera shkencëtarët kanë gjetur një shenjë jete edhe në vendet me mjedise më ekstreme të botës, por kësaj here ndonëse ky vend ka prezent ujin, nuk e bën të jetueshëm për asnjë lloj gjallese.

Janë pikërisht pellgjet që gjenden në këtë vend që pengojnë krijimin e jetës, për shkak të kimikateve që prodhohen aty.

Aktualisht, shkencëtarët po vijojnë të studiojnë “pishinat” për të kuptuar me saktësi çfarë ndodh atje që pengon jetën e gjallë.

Burimi: CNN

Në trend Stil

Më shumë
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Intimitet dhe Pasion
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Kërshëri
Kalo në kategori