LAJMI I FUNDIT:

FIZHT: Politikanët të gjejnë problem real me të cilin do të merren

FIZHT: Politikanët të gjejnë problem real me të cilin do të merren

Ky nuk është problem real, por i menduar. Tani më kemi reaguar dhe sërish do të reagojmë në akuzat se Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) ndanë para për personalitete partiake, jo për ta mbrojtur drejtorin ose të punësuarit në Fond, por për ta mbrojtur imazhin e kompanive të cilat aplikojnë në thirrjet publike të FIZHT-së, porositi sot drejtori i Fondit, Jovan Despotovski.

Ai theksoi se në thirrjet e Fondit në dy vitet e fundit kanë aplikuar mbi 1.000 kompani vendore, që, sipas tij, flet se kanë besim në FIZHT.

“Është e saktë se kjo flet se ka nevojë të madhe për mjete financiare, por askush nuk është i çmendur të shpenzojë kohë dhe të marrë pjesë në procedurë e cila e din se është montuar që më parë. Mbi 300 subjekte juridike, 240 kompani dhe 50 shkolla fillore dhe të mesme për momentin shfrytëzojnë mjete nga Fondi. Është mjaftë e papërgjegjshme nga cili do politikan t’u japin etiketime politike 300 shfrytëzuesve mes të cilëve janë 50 shkolla fillore dhe të mesme. Askush nuk mund të më bindë se të gjithë janë nga njëri opsion politik ose nga tjetri”, ka thënë Despotovski në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.


Ai theksoi se procesi i FIZHT-së, është absolutisht i hapur dhe transparent.

“Në fazën e parë të vendimmarrjes mbi 200 persona profesionistë, jo persona të cilët janë të punësuar në Fond, por persona të jashtëm profesionistë të cilët bëjnë evaluim. Në fazë të dytë janë pesë ekspertë të huaj. Askund unë si drejtor, as të punësuarit në Fond, e as, cili do funksionar aktual në Qeveri nuk merr pjesë për të vendosur për mjetet. Me rëndësi është që kontrollin e shpenzimeve të mjeteve e realizojnë dy shtëpi ndërkombëtare të revizionit”, u shpreh Despotovski dhe u tha politikanëve që të gjejnë, siç tha, problem real me të cilin do të merren dhe me këtë rast edhe të ofrojnë zgjidhje./Telegrafi/