LAJMI I FUNDIT:

Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës

Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës

Asambleisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi ka thënë se edhe Bërnica edhe Drenasi janë lokacione jo të përshtatshme për ndërtimin e stadiumit të Kosovës.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se stadiumi i Kosovës duhet të ndërtohet brenda qytetit të Prishtinës e jo në Bernicë apo Drenas.


Ai ka thënë se edhe në Gjermani ka ara me shumicë, por sipas tij ata të gjitha stadiumet i kanë në qytete.

Zyrtari i LDK-së thotë se vendimin për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë e ka marrë qeveria e Hashim Thaçit por sipas tij Qeveria e Ramush Haradinajt e ndryshoi, përcjell Telegrafi.

“Kushte nuk ka as në Bërnicë as në Drenas. Kushte ka vetëm në qendër të Prishtinës…Por tash populli i kanë dhënë mandatin Albinit dhe Isës dhe ata le ta ndërtojnë ku të duan”.

Gashi ka thënë se debati për stadiumin është i hershëm por sipas tij është dashur të konsultohen para se gjithash tifozët e Kosovës për lokacionin.

Ai ka thënë se nëse lokacioni i stadiumit largohet nga qendra e Prishtinës ka rrezik që së paku 30% e shikuesve nuk do të shkojnë ta shohin ndeshjen.

Haxhiu: Abdixhikut i intereson gara për Prishtinën, lokacioni i stadiumit ndryshohet vetëm nëse shkelet ligji
Lexo po ashtu Haxhiu: Abdixhikut i intereson gara për Prishtinën, lokacioni i stadiumit ndryshohet vetëm nëse shkelet ligji

“A mund të themi se dikush nga Prishtina shkon për të pirë kafe në Podujevë apo Skenderaj”, tha ndër të tjera Shefki Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori