LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Kombëtareve gjysmëfinaliste në Ligën e Kombeve, Kosova vlen më së shumti

Vlera e Kombëtareve gjysmëfinaliste në Ligën e Kombeve, Kosova vlen më së shumti

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ia ka dalë që të sigurojë një biletë për Euro 2020 nga kualifikimet e kampionatit evropian.

Megjithatë Dardanët kanë një mundësi tjetër për ta siguruar plasmanin në Euro 2020 dhe ajo është Liga e Kombeve.


Kosova ka arritur në gjysmëfinale të Divizionit D në Ligën e Kombeve, ku përballë do ta ketë Maqedoninë e Veriut.

Në anën tjetër gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Kombëtares së Gjeorgjisë dhe asaj të Bjellorusisë.

Fituesi i Divizionit D në Ligën e Kombeve do ta fitojë të drejtën edhe për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Euro 2020.

E nga këto katër ekipe përfaqësuese, Kosova ka vlerën më të madhe pasi vlera e ekipit është 63,13 milionë euro pa përfshirë tre yjet e lënduar si Vedat Muriqi, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu.

Kosova: 25 vjeç – Ranglista në FIFA 114 – Vlera 63.13

Sipas tabloidit të madh të statistikave “Transfermarkt”, Kosova e ka vlerën më të madhe në treg, me skuadrën e parë që kushton rreth 63 milionë euro. Në këtë vlerë nuk janë të përfshirë futbollistët e lënduar si Vedat Muriqi (8 milionë), Arbër Zeneli (6 milionë) dhe Hekuran Kryeziu (rreth 2 milionë).

Lojtari me vlerën më të lartë në këto statistika është Milot Rashica, ku vlera e kartonit të tij është 20 milionë euro.

Maqedonia e Veriut: 26.2 vjeç – Ranglista në FIFA 68 – Vlera 56.70

Maqedonia e Veriut sipas kësaj “uebfaqe” kushton 56.7 milionë euro, ku tre futbollistët më të kushtueshëm janë shqiptar.

Eljif Elmas (17 milionë euro), Enis Bardhi (15 milionë euro) dhe Ezgjan Alioski (4.5 milionë euro) janë futbollistët më të vlefshëm te Maqedonia.

Gjeorgjia: 27.3 vjeç – Ranglista në FIFA 90 – Vlera 26.85

Gjeorgjia është në vendin e tretë në këtë listë me vlerë 26.85 milionë euro. Lojtari më i vlefshëm te kjo kombëtare është mbrojtësi i Shakhtarit Davit Khocholava që kushton rreth pesë milionë euro.

Bjellorusia: 28.7 vjeç – Ranglista në FIFA 86 – Vlera 17.55

Bjellorusia është kombëtarja më e dobët në këtë statistikë. Ish republika sovjetike kushton 17.55 milionë euro dhe lojtari më i vlefshëm është mbrojtësi i Krasnodar, Aleksandr Martynovich që kushton katër milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori