LAJMI I FUNDIT:

UEFA publikon 28 futbollistët më të mirë të Kosovës në kualifikimet për Euro 2020 – këta ishin pesë më të dalluarit

UEFA publikon 28 futbollistët më të mirë të Kosovës në kualifikimet për Euro 2020 – këta ishin pesë më të dalluarit
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kosova ka përmbyllur ciklin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Dardanët kanë zënë pozitën e tretë në Grupin A duke marrë 11 pikë pas tetë ndeshjeve.


E shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka bërë një ranglistë të lojtarëve më të vlerësuar që kanë luajtur në këto kualifikuese.

Vedat Muriqi shihet si lojtari më i vlerësuar te Kosova dhe zë pozitën e 141-të në përgjithësi në Evropë.

Ndërkohë pas tij vjen Valon Berisha, Arijanet Muric dhe dyshja e mbrojtjes Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani.

Në pozitën e gjashtë është Milot Rashica, që për dallim me Werder Bremenin, tek Kosova nuk ka mundur ta shfaqë gjithë potencialin e tij.

Besar Halimi, Benjamin Kololli, Arber Zeneli, Mërgim Vojvoda dhe Bersant Celina e mbyllin 11shen më të vlerësuar të Kosovës nga UEFA.

Kujtojmë që Dardanët kanë edhe një mundësi tjetër për tu kualifikuar në Euro 2020, atë përmes Play-Offit në Ligën e Kombeve.

Kosova do të luaj ndaj Maqedonisë në gjysmëfinalen e Divizionit D, ndërsa në rast fitore në finale do ta priste njërën nga dueli Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori