LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit

Diskutohet për prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot organizon tryezë diskutimi me temë “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”.

Kjo tryezë ka për qëllim që të diskutojë mbi propozimet, axhendat dhe prioritetet e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.


Më tutje, diskutimi do të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e legjislacionit apo politikave parlamentare në fushën gjyqësore dhe prokuroriale, mekanizmat e zbatimit të drejtësisë penale, mekanizmat në luftën kundër korrupsionit, apo edhe proceset e integritetit siç është vetingu mbi sistemin e drejtësisë.

Përfaqësuesit e subjekteve politike do të kenë rastin të përgjigjen në pyetjet se çfarë janë prioritetet e legjislaturës së re në fushën e sundimit të ligjit? Çfarë pritet të ndodh me shumë iniciativa të mbetura në gjysmë të qeverisë së kaluar? Kush do të jetë udhërrëfyes në ndërtimin e një politike të reformës në drejtësi? A do të merren paralele nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria? Në çfarë forme do të duket përfshirja e elementit ndërkombëtar në këto reforma, dhe kush do ta ketë pronësinë e procesit?

Një diskutim i tillë do të mundësojë, për herë të parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, që partitë politike të diskutojnë mbi axhendat e tyre dhe angazhimin e mëtutjeshëm parlamentar në fushën e sundimit të ligjit.

Ky diskutim do të shërbejë në informimin e drejtë të qytetarëve lidhur me planet thelbësore të legjislaturës së re në përmirësimin e fushës së sundimit të ligjit.

Panelistë do të jenë Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Arton Demhasaj nga Organizata Çohu./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori