LAJMI I FUNDIT:

Napoli takohet me Fenerbahcen, kërkoi informacione për situatën e Vedat Muriqit

Napoli takohet me Fenerbahcen, kërkoi informacione për situatën e Vedat Muriqit

Fenerbahce në fillim të sezonit e bleu nga Rizespor, Vedat Muriqin, i cili po del të jetë transferim mjaft  i qëlluar dhe ka tërhequr  vëmendjen e shumë klubeve gjigante të Evropës.

Është gjiganti italian Napoli që ka ndërmarr hapat e parë konkret për Muriqin, i cili po vazhdon të bëjë emër me paraqitjet e tij si për me fanellën e Fenerbahces po ashtu edhe me atë të Kosovës.


Muriqi në Superligën  e Turqisë në 8 ndeshje ka gjetur rrjetën 4 herë.  Ai po ashtu edhe për Kosovës ka shënuar katër herë.

Kjo paraqitje ka bërë që forma e Vedatit ta tërheq vëmendjen e klubeve angleze, por hapi i parë konkret erdhi nga italianët, shkruan Fotomac, transmeton Telegrafi.

Drejtori Sportiv i Napoli, Cristiano Giuntoli është takuar me drejtorin e Fenerbahces, Damien Comolli për Vedat Muriqin.

Pasi mësoi për gjendjen dhe rrethanat në lidhje me lojtarin, bisedimet mes Giuntoli dhe Comollin do të diskutohen sërish.

Fenerbahce nuk planifikon të shes Muriqin, por një shifër rreth 25-30 milionë euro mund ta ndryshojë situatën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori