LAJMI I FUNDIT:

Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë komplet pamjen e shtëpisë suaj

Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë komplet pamjen e shtëpisë suaj

Edhe nëse nuk jeni nga ata njerëz që i adhurojnë lulet dhe u pëlqen shumë të përkujdesen për to, jemi të sigurt që një luleje në shtëpi nuk do t’i thoshit kurrë jo

Lulet mund të ndryshojnë gjithë pamjen e shtëpisë, prandaj nuk është kurrë ide e keqe t’i shtoni shtëpisë pak freski lulesh.


Nëse nuk e kishit menduar ndonjëherë të merrni një lule në shtëpi, hidhuni një sy këtij artikulli, pasi mund të ndryshoni mendim.

Kaktuset e vegjël

Nëse jeni më shumë jashtë shtëpisë dhe nuk keni kohë të përkujdeseni për lulet kaktusi është perfekt. Kaktusi është një lule që nuk kërkon shumë përkujdesje, në verë mund ta ujisni vetëm një herë në javë, ndërsa në dimër, edhe më pak.

Aloe Vera

Nëse jeni të dhënë pas luleve të thjeshta dhe që ju hyjnë gjithmonë në ndihmë, aloe vera është zgjidhja. Ajo është cilësuar si një nga lulet më ‘bujare’, që mund t’ju vijë në ndihmë si përbërës maskash për fytyrën ose flokët, si dhe për shumë përdorime të tjera. Është një lule që do ju falë shumë harmoni në shtëpi.

Livandoja

Përveç aromës së mrekullueshme livandoja do t’i japë shumë dritë shtëpisë suaj. E brishtë, plot ngjyra dhe me një aromë e veçantë kjo lule nuk duhet të mungojë në shtëpinë apo ballkonin e askujt.

Bambuja fatsjellëse

Nëse jeni në kërkim të një luleje shumë tërheqëse bambuja është perfekte. Bambuja fatsjellëse është një prej luleve që kërkon ujë një herë në 2 javë dhe pa dyshim do të zbukurojë shtëpinë tuaj. Për më tepër, nëse jeni paragjykues duhet të dini se kjo lule sjell energji pozitive. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Këshilla Lifestyle
Gjithçka që nuk dinit për nepërkën: Ku dhe si jetojnë dhe si t'i njohim

Gjithçka që nuk dinit për nepërkën: Ku dhe si jetojnë dhe si t'i njohim

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori