LAJMI I FUNDIT:

Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Kur Gabriel Garcia Marquez kishte filluar të punonte në novelën e tij “100 Vite Vetmi”, atij i është dashur ta linte punën. Ai e kishte shitur veturën dhe kishte përfunduar me borxhe të mëdha

Ai kishte ardhur në një pikë ku i është dashur ta shiste edhe mikserin e preferuar të gruas së tij, bashkë me tharësin e flokëve vetëm për t’i bërë ca monedha.


Pasi gruaja e tij e kishte kuptuar çfarë ai kishte bërë, i kishte thënë: “Mos lejo që kjo novelë  të jetë e keqe”.

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa nga thëniet më të thella dhe më të mençura të këtij njeriu, i cili jo vetëm që ka qenë shkrimtar tejet i talentuar, por gjithashtu një person i cili – si shumica nga ne – ka kaluar në kohëra të vështira, transmeton Telegrafi.

Ndryshojeni jetën njëmend: Këshillat e Einsteinit për sukses dhe lumturi
Lexo po ashtu Ndryshojeni jetën njëmend: Këshillat e Einsteinit për sukses dhe lumturi

Nëse për çfarëdo arsye ndjeheni të dobët emocionalisht, lexoni këto thënie:

– “Duhet të përpiqemi ta dëgjojmë zërin e fëmijës që ende është brenda nesh. Nëse e dëgjojmë atë fëmijë, diçka do të fillojë të digjet pas syve tonë prapë. Nëse e humbim lidhjen me atë fëmijë, lidhja jonë me jetën do të përfundojë”.

– “Një person nuk duhet të vdes kur duhet, por kur mundet”.

– “Zemra i eliminon memoriet e këqija dhe i zmadhon të mirat. Falë kësaj dredhie ne arrijmë t’i përballojmë pengesat e së kaluarës”.

– “Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pasi bëjmë dashuri, dhe duhet ta rindërtojmë çdo mëngjes para se të hamë kafjall”.

– “Qetësohu. Zoti është duke të pritur te dera!”

– “Nuk vë kapelë sepse nuk dua ta heqë para askujt”.

– “Gjithmonë mbetet diçka që duhet ta duam”.

– “Është më mirë të shkoni në kohë të gabuar sesa të pritni për një ftesë”.

“ Nëse e takoni dashurinë e vërtetë, ai/ajo nuk do të mund të fshihet nga ju askund – as brenda një jave, as brenda një muaji, e as brenda një viti”.

– “Asnjëherë mos u ndal së buzëqeshuri, as atëherë kur je i/e mërzitur, sepse asnjëherë nuk do ta dini kush mund të bie në dashuri me atë buzëqeshje”. /Telegrafi/