LAJMI I FUNDIT:

Lahutarët: Jemi të vonuar si komb, nuk shkohet në UNESCO me duar në xhepa

Lahutarët: Jemi të vonuar si komb, nuk shkohet në UNESCO me duar në xhepa

Studiuesi Zymer Neziri, mes rapsodëve nga të gjitha trevat shqipfolëse, në Akademinë e Shkencave në Tiranë u shpreh se shpreson që të vazhdojnë të bëhen përpjekje për futjen e lahutës shqiptare, gjurmët e së cilës janë mbi 2000-vjeçare, në UNESCO.

“Çfarë të them?! Dua që të them se po presim ditë më të mira”, shprehet Neziri.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe lahutarë nga Kosova. Ata u bëjnë thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë që të bëhen bashkë edhe të punojnë që Eposi i Kreshnikëve edhe lahuta të futet në UNESCO sa nuk është vonë.


“Faji është tek ne jo tek të tjerët. Nuk duhet që të krahasohemi me serbët apo malazezët, por ne jemi të vonuar si komb. Kemi pasur mundësi që të reagojmë më herët, por i kemi lënë pas dore, ashtu siç po lëmë pas dore edhe xhubletën. Nuk shkohet në UNESCO me duar në xhepa. Shqipëria është në UNESCO, përse mos të shfrytëzohet kjo, të shkruhet e folura, ritet, këngët, vallet edhe instrumentet. Ne na i marrin këto vlera, sepse rrimë duarkryq. Vetëm së bashku mundet që t’i ruajmë të gjitha, veçmas nuk mundet që të ruajmë asgjë”, shprehet lahutari Vesel Nikçi, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Ansamblit Folklorik “Rugova”.

Isë Elezi edhe Rustem Bajramaj, janë dy nga lahutarët më të njohur në mbarë trevat shqiptare. Teksa rrëfejnë eksperiencën e tyre, si lahutarë që prej vegjëlisë, dëshirojnë që kjo traditë të vazhdohet edhe tek brezat pasardhës. Ndërkaq, Rustem Bajrami, lahutari 90-vjeçar që ka marrë udhën nga Kosova, për të qenë prezent në Tiranë, shprehet: “ Unë lus kombin shqiptar, që mos të humb veten, të duan njëri-tjetrin edhe mos të duan armikun…”.

Profesor Neziri, i cili numëron rreth 40 vite punë dhe kërkime mbi Eposin e Kreshnikëve ndalet edhe tek emergjenca që duhet bërë për ruajtjen e kësaj tradite.

“Para 40 vitesh tetë lahutarë dinin mbi 10 mijë vargje, sot janë vetëm dy bartës të Eposit të Kreshnikëve. Pra, gjendja nuk po ndryshon për të mirë, por është e mirë në krahasim me të tjerët që nuk e kanë më. Ne kemi edhe 300 bartës të Eposit të Kreshnikëve që dinë mbi 100 mijë vargje. Të hapen kudo shkollat e lahutës, kemi edhe bartës të brezit të rinj që në vijimësi do të vazhdojnë herë pas here. Unë fajësoj kohën që ka vepruar kështu me shumë etnokultura, por në këtë rast s’fajësoj vetëm kohën, por edhe pushtetin lokal edhe qendror që nuk i ruajnë si monumente të rralla. Ata duhet që të kenë statusin e mbrojtjes shtetërore, edhe pension të shtetit, sepse shumica e tyre jetojnë keq, por shteti nuk është mbrapa tyre”, shpjegon studiuesi Neziri. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Kulture
HËNA

HËNA

Poezi
S’KAM ME TA LYPË

S’KAM ME TA LYPË

Poezi
Shqipëria “30 vjeç”

Shqipëria “30 vjeç”

Zonja nga Gobi

Zonja nga Gobi

“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare

“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare

Kulture
Kalo në kategori