LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Do t’ju dërgojmë letër partive tona simotra nga PPE që të na ndihmojnë të marrim datë për fillimin e bisedimeve

Mickoski: Do t’ju dërgojmë letër partive tona simotra nga PPE që të na ndihmojnë të marrim datë për fillimin e bisedimeve

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrsitijan Mickoski në intervistë për ‘Detekor’ të Tv Sitel, njoftoi se do të dërgojë letër deri tek Partia Popullore Evropiane, në të cilën do të kërkojë ndihmë nga partitë simotra që Maqedonia të merr datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Edhe pse, siç thotë ai, Qeveria e korruptuar e LSDM-së nuk meriton të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në, qytetarët meritojnë dritare të vogël shprese e cila sot është e mbyllur për shkak të politikave të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Unë përsëri them se kjo Qeveri e korruptuar dhe e paaftë nuk e meriton, por ne si opozitë, si OBRM-PDUKM do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë, madje në periudhën në vazhdim kam thënë dhe kam njoftuar se do t’ju shkruaj letër partive tona simotra nga PPE që të ndihmojnë në procesin e marrjes së datës për nisjen e bisedimeve”, tha mes tjerash Mickoski.

Sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm për të gjithë ato padrejtësi që kjo Qeveri zhvatëse i kryen për të drejtuar vendin dhe se kjo nuk do të sjellë asnjë përfitim në rritjen e besimit të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori