Veseli në Ferizaj: Qeveria e PDK-së është e duhura, jo koalicioni i izolimit dhe korrupsionit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim me mijëra qytetarë në Ferizaj, ka thënë se është e jashtëzakonshme të jesh në sheshin “Adem Jashari”, në këtë shesh lirie, në këtë shesh ku rinia e ka mbushur çdoherë kur i është deshtë atdheut.
Veseli ka thënë se Ferizaj është qytet i rinisë, i atdhetarëve dhe i ndërmarrësisë.
“Jo larg nga ne këtu është një vend që njihet në Kosovë dhe krejt botën. Kampi i Bondstillit, një simbol i partneritetit tonë të fortë me Amerikën. Ne duhet t’i rikthehemi këtij partneriteti. Ne duhet t’u japim shpresë qytetarëve dhe kjo është puna ime dhe unë do ta bëj këtë”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se Kosovës sonë, të rinjve, burrave dhe grave, iu duhet përjetësisht partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në ardhjen e parë presidenti Bill Clinton tha: Ne fituam luftën së bashku, por vetëm ju mund ta fitoni paqen. Sot unë them: Ne e fituam luftën, ne shpallëm pavarësinë, por ne duhet të mposhtim korrupsionin dhe nepotizmin. Dhe ne do ta bëjmë këtë së bashku me miqtë tanë amerikanë”, ka thënë Veseli.
Duke iu drejtuar kryetarit Agim Aliu, Veseli ka premtuar se pas 6 tetorit, çdo projekt që e ka Ferizaj, çdo iniciativë do ta përkrah deri në fund.
“Kryetari e ka shumë për qejf e për zemër, por e kanë edhe të gjithë kandidatët e PDK-së për deputetë të Ferizajt. Në mandatin tjetër do ta ndërtojmë urën e hekurudhës, që do ta bashkojë qytetin e Ferizajt”, ka thënë ai.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim, për ecje përpara, jo për stangim.
Veseli ka thënë se këto janë zgjedhje kritike për të ardhmen e Kosovës dhe alternativa e duhur është e qartë.
Ai ka thënë se populli duhet të zgjedhë midis një qeverie që e udhëheq PDK-ja me të si Kryeministër, e cila do të forcojë partneritetin tonë me miqtë amerikanë apo një koalicion i izolimit dhe korrupsionit, i Kurtit dhe Mustafës, që nuk do të zhvillojë ekonominë, por do të bazohet në korrupsion dhe nepotizëm.
“Qeveria që unë do të drejtoj do ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, do ta zhvillojë ekonominë, do të krijojë vende pune këtu dhe do të ofrojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së ka thënë se do të fitojnë, por nuk duhet të vetëkënaqemi dhe duhet ta përçojmë mesazhin te të gjithë, që së bashku ta ruajmë shtetin tonë, të ardhmen tonë euroatlantike.
“Vetëm të bashkuar mund ta arrijmë. Sa më e fortë është Partia Demokratike e Kosovës, aq më e fortë është Kosova. Sa më e fortë është Kosova, aq më e dobët është Serbia”, ka thënë ai.
Veseli u ka kërkuar ferizajasve që ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112 për t’ia rikthyer partneritetin dhe shpresën Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë