LAJMI I FUNDIT:

Barzagli kthehet te Juventusi si pjesë e stafit të Sarrit

Barzagli kthehet te Juventusi si pjesë e stafit të Sarrit

Juventus e ka konfirmuar rikthimin e Andrea Barzaglit si pjesë e stafin teknik të trajneri Maurizio Sarri.

Barzagli këtë vit u largua nga futbolli profesionist, duke u pensionuar me fanellën e Juventusit.


Bianconerët e kanë konfirmuar të me një postim se 38-vjeçari është kthyer në klub dhe do të jetë pjesë e ekipit të Sarrit.

Titulli i tij është Bashkëpunëtor Teknik i ekipit të parë dhe do të startojë që sot me punë.

Barzagli ka 281 paraqitje me ‘Zonjën e Vjetër’ mes viteve 2011 dhe 2019, duke i fituar tetë tituj radhazi dhe duke luajtur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai ka qenë pjesë e Italisë kur e fitoi Kupën e Botës në vitin 2006. /Telegrafi/