LAJMI I FUNDIT:

Zbuluesit e talentëve të katër skuadrave evropiane udhëtuan drejt Italisë, në ndjekje të Sandro Tonalit

Zbuluesit e talentëve të katër skuadrave evropiane udhëtuan drejt Italisë, në ndjekje të Sandro Tonalit

Sandro Tonali llogaritet si e ardhmja e futbollit italian.

Mesfushori i talentuar i Brescias ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha në Itali dhe më gjerë.


Por reprezentuesi italian vendosi që të qëndroj së paku edhe për një vit te Brescia, për ta ndihmuar skuadrën e tij në Serie A.

Në ndeshjen e djeshme mes Brescias dhe Bolognës, skautë të katër skuadrave të njohura evropiane ishin të pranishme në stadium për ta parë nga afër lojtarin.

Manchester United, Borussia Dortmund, Ajax dhe Watford kishin dërguar skautët e tyre për ta përcjellë nga afër lojtarin.

E Tonali shkëlqeu në këtë sfidë duke bërë edhe një asistim në humbjen 3-4 të Brescias.

Lojtari gjithashtu kërkohet edhe nga Roma, Juventus, Napoli, Milan dhe Paris Saint Germain.

Brescia synon që nga shitja e xhevahirit të tyre të arkëtoj rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori