LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester Unitedi.

Sulmuesi prizrenas po përjeton formë të lartë me skuadrën e Fenerbahces, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.


Pas disa golave të shënuara në ndeshjet e para të Superligës së Turqisë, Muriqi ishte vendimtar edhe te Kosova.

Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

Muriqi shënoi një gol në fitoren 2-1 ndaj Republikës Çeke dhe dy asistime dhe një gol ndaj Kombëtares së Anglisë.

Sipas mediumit të njohur turk Fanatik, Muriqi u përcoll nga afër nga skautët e Unitedit në ndeshjen e zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit.

Muriqi gjatë ndeshjes ndaj Anglisë

Ky medium raporton se ishte Kristo Kilibarda, ai i cili ndoqi nga afër Muriqin dhe dha raporte pozitive tek drejtuesit e Unitedit.

Nëse Muriqi vazhdon me super-formë, Djajtë e Kuq mund të bëjnë ofertë në afatin e janarit, por më shumë ka të ngjarë të tentojnë transferimin gjatë verës.

Shkëlqeu me Kosovën, Fenerbahce i vendos çmim astronomik Vedat Muriqit
Lexo po ashtu Shkëlqeu me Kosovën, Fenerbahce i vendos çmim astronomik Vedat Muriqit

Skauti Kilibarda pritet ta ndjek Muriqin edhe të hënën në ndeshjen që Fenerbahce e zhvillon ndaj Alanyasporit.

Përveç Unitedit, interesim për yllin e Kosovës kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Atletico Madridi dhe Lazio, ndërsa klubi turk kërkon 50 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori