LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu me Kosovën, Fenerbahce i vendos çmim astronomik Vedat Muriqit

Shkëlqeu me Kosovën, Fenerbahce i vendos çmim astronomik Vedat Muriqit
Muriqi duke festuar golin ndaj Çekisë në Prishtinë

Fenerbahce po mendon të rinovojë kontratën e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi u transferua vetëm në verë te Fenerbahce nga Rizespori për një shifër të raportuar prej katër milion eurosh.


Megjithatë, ndikimi i tij ka qenë i madh dhe i menjëhershëm duke gjetur rrjetën thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur.

Vedat Muriqi mahnit Tottenhamin, anglezët mund të tentojnë transferimin e tij në janar
Lexo po ashtu Vedat Muriqi mahnit Tottenhamin, anglezët mund të tentojnë transferimin e tij në janar

Sulmuesi prizrenas gjithashtu ka shkëlqyer me Kosovën në dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Çekisë dhe Anglisë, ku shënoi dy gola dhe bërë dy asistime.

Këto paraqitje kanë bërë që Muriqi të bie në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane si Lazio, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Skautët e Atleticos do të jenë në ndeshjen Alanyaspor - Fenerbahce për ta shikuar Muriqin
Lexo po ashtu Skautët e Atleticos do të jenë në ndeshjen Alanyaspor - Fenerbahce për ta shikuar Muriqin

Por, sipas mediave turke, klubi i madh nga Stambolli nuk pritet ta lëshoj lehtë yllin e Kosovës, pasi do të kërkojë plot 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Fenerbahce synon fillimisht blindimin e Muriqit dhe pastaj vendosjen e kluazolës në kontratën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori