LAJMI I FUNDIT:

Dembele nuk dorëzohet: Do të luftoj për të ardhmen time te Barcelona

Dembele nuk dorëzohet: Do të luftoj për të ardhmen time te Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele insiston që është duke menduar vetëm për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Analistët nuk e shohin Dembelen si pjesë të formacionit të parë te Barceona, pas arritjes së sulmuesit, Antoine Greizmann.


Francezi tha se gara nuk e frikëson dhe  se do të bëjë me të mirën.

“Nuk me intereson kush vjen, gara nuk më frikëson, do të luftoj për të pasur sukses”, deklaroi ai.

Sulmuesi gjithashtu tha se do të qëndroj te Barcelona dhe të bëj ëndrrën e tij realitet që është fitorja e Topit të Artë.

Ai ka qenë i lidhur me një kalim te PSG. /Telegrafi/