LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Haradinaj më kredibil se kandidatët tjerë në temën e ndarjes së Kosovës

Ahmeti: Haradinaj më kredibil se kandidatët tjerë në temën e ndarjes së Kosovës

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti, ka thënë se tema e ndarjes së Kosovës mbetet një temë e ndjeshme nacionale.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se Haradinaj ka hyrë në këtë fushatë me temën e ndarjes së Kosovës e cila është shumë e fuqishme në aspektin nacional.


“Kur Haradinaj fliste për prapaskenat e ndarjes, edhe dramaticiteti në studio, edhe shikueshmëria ishte ngritur shumë. Kjo tregon se ka një votë potenciale në këtë temë sepse një numër i madh i njerëzve i frikësohen kësaj teme seriozisht. Nëse AAK dhe PSD arrijnë ta tablojnë mirë si diskurs këtë temë, besoj se do t’ia arrijnë qëllimit”.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, ka thënë se krahasuar me kandidatët tjerë, Haradinaj është më kredibil të flasë për temën e ndarjes.

“Zoti Veseli e ka hendikepin se kjo temë ka ardhur nga paraardhësi i tij nga partia… Deklarata e Veselit kundër ndarjes nuk mund të krahasohet me veprimet që ka ndërmarrë zoti Haradinaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se edhe Albin Kurti e ka hendikep temën e ndarjes për shkak se ai ka folur shumë për bashkim me Shqipërinë.

“Edhe Vjosa osmani ka hendipek në këtë temë për shkak të debateve të brendshme që ka LDK në këtë temë”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori