Dhjetë yjet e mëdha që debutuan me 16 vjet: Maldini, Hazard, Totti e Pirlo e nisin si fëmijë për tu kthyer në legjenda
Në moshën 16 vjeçare, nuk mund të kesh patentë shoferi, por mund të jesh kampion bote në garat me motor.
Në moshën 16 vjeçar, mund edhe të debutosh në elitën e futbollit botëror në Camp Nou.
Iu deshën 12 minuta që Ansu Fati t’i bënte të gjithë të flisnin për të, duke i harruar nënshkrimet e mëdha që erdhën në Camp Nou.
Sulmuesi nga Guinea-Bissau hyn në mesin e shumë yjeve të njohura që kanë debutuar si 16 vjeçar.
Në këtë galeri janë emri si Kylian Mbappe, Eden Hazard, Francesco Totti apo Andrea Pirlo.
Kylian MBAPPE
Mbappe e nisi me 16 vjet, 11 muaj dhe 12 ditë. Ai debutoi në 2 dhjetor 2015 në ndeshjen Monaco-Caen (1-1).
Ai hyri në fushë në minutën e 88-të duke zëvendësuar Fabio Coentrao. Katër vjet më vonë, francezi është yll i futbollit dhe kampion bote.
Eden HAZARD
Belgu debutoi me 16 vjet, 10 muaj dhe 17 ditë. Dita e tij e madhe erdhi në 24 nëntor 2007 në ndeshjen Nancy-Lille (2-0).
Ai hyri në minutën 78. Sot është pjesë e Real Madridit, ndërsa ka luajtur te disa vite te Chelsea.
Wayne ROONEY
Legjenda angleze bëri debutimin me 16 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë. Në vitin 2002, Wayne Rooney pëlqente të hipte në biçikletë dhe të shëtiste në qytetin e Liverpoolit, para se të shkonte të stërvitej me Evertonin. Më 17 gusht të atij viti ai debutoi në Ligën Premier kundër Tottenhamit (2-2).
Pas asaj ndeshje, pjesa tjetër histori.
Francesco TOTTI
Debutoi me 16 vjet, 6 muaj e një ditë për tu bërë ikonë e Giallorosëve. Më 28 mars 1993, ylli i ri debutoi në ndeshjen Brescia-Roma (0-2).
Ishte disa e parë e karrierës së një lojtari me shumë fantazi, një gjeni që më vonë e fitoi edhe Kupën e Botës 2006.
Pavarësisht ofertave të shumta Totti preferoi të ishte gjithmonë i Romës. Kapiteni legjendar i Romës i dha fund karrierës në vitin 2017.
Andrea PIRLO
Pirlo debutimin e bëri me 16 vjet e 2 ditë. Ndeshja e tij e parë erdhi më 21 maj 1995 në duelin mes Reggiana-Brescia (2-0).
Pas Brescias, mesfushori luajti te Inter, Reggina, Milan,Juventus dhe e përfundoi karrierën në MLS te New York City.
Ai ishte truri i skuadrës italiane që e fitoi Kupën e Botës 2006 në Gjermani.
Paolo MALDINI
Pasardhës i babait të tij Cesare, Paolo debutoi me Milanin me 16 vjet, 6 muaj e 25 ditë. Ndeshja e parë ishte me 20 Janar 1985 në përballjen Udinese-Milan (1-1).
Maldini nuk luajti me asnjë fanellë tjetër përveç Milanit. Ai doli në pension në vitin 2009 duke u konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave.
Nicolas ANELKA
Francezi ndeshjen e parë si profesionist e zhvilloi me 16 vjet, 10 muaj dhe 24 ditë. Ai debutoi në 7 shkurt 1996 në një ndeshje mes Monaco-PSG (1-0).
Sulmuesi i atëhershëm luante me skuadrën parisiene dhe u fut në lojë në minutën e 80.
Arjen ROBBEN
Anësori fantastik nga Holanda bëri debutimin e tij me 16 vjet, 10 muaj dhe 10 ditë. Ai e nisi me 3 dhjetor 2000 në një takim mes Waalwijk dhe Groningen, ekipi i tij i parë.
Ndeshja përfundoi 0-0 dhe Robben u fut në minutën 77 në lojë.
Robben pati një karrierë fantastike duke luajtur për skuadra të mëdha si Chelsea, Real Madrid e Bayern Munich ku edhe e përfundoi karrierën në vitin 2019.
Clarence SEEDORF
Një tjetër ‘tulipan’ që debutoi me 16 vjet, 7 muaj dhe 27 ditë dhe la gjurmë në futbollin modern. Ndeshja e tij e parë në Eredivisie erdhi më 28 nëntor 1992 në përballjen Groningen-Ajax (0-3).
Van Gaal e futi në lojë në minutën e 76-të të atij takimi.
Tri vite më vonë Seedorf u largua nga Ajaxi për të luajtur për skuadra të mëdha si Sampdoria, Real Madrid, Inter, Milan dhe karrierën e mbylli te Botafogo në Brazil.
Ruud GULLIT
Ruud Gullit është një tjetër holandez që ka debutuar me 16 vite, 11 muaj dhe 18 ditë. Për të ndeshja e parë ishte me 19 gusht 1979. Skuadra e tij, Haarlem, luajti me Maastricht (2-2).
Ai u bë një nga lojtarët më të njohur në botë, duke luajtur për ekipe të mëdha si Feyenoord, PSV, Milan, Sampdoria dhe Chelsea në fund të karrierës së tij.
Një lojtar spektakolar, me një fizikan atomik, i cili mbretëroi në Evropë kur luante te Milan. Fitoi Kampionati Evropian me Holandën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'