LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mendon transferimin e Coman në janar

Chelsea mendon transferimin e Coman në janar
Kingsley Coman. (Photo by Drew Hallowell/Getty Images)

Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez nuk është i lumtur në Munich pasi dëshiron të gjej një klub ku do të jetë protagonist.

Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e lojtarit dhe synon ta bëjë këtë gjë në janar.


Kingsley Coman. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Londinezët janë gati të shpenzojnë rreth 50 milionë për transferimin e Coman në Stamford Bridges.

Chelsea nuk ka pasur të drejt të bëjë transferime në verë dhe kjo është arsyeja që klubi anglez do të tentoj të përforcohet në janar.

Coman ka shprehur dëshirë të luaj në Ligën Premier dhe mund të pranoj të transferohet te Chelsea. /Telegrafi/