Komuna e Malishevës është duke vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike në kuadër të procesit të hartimit të projekt buxhetit 2020-2022, me theks të veçantë të buxhetit për vitin 2020.
Bazuar në qarkoren e dytë buxhetore për investime kapitale janë paraparë afër katër milionë euro për investime kapitale.
Kështu ka deklaruar, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, gjatë takimit me qytetarë, në kuadër të dëgjimit publik, që është mbajtur në fshatin Tërpezë.
“Këto mjete do të investohen në të gjitha vendbanimet, dhe ky buxhet i kufizuar nuk mund të plotësoj të gjitha nevojat që kanë vendbanimet, por gradualisht po përfundojnë investimet e mëdha, edhe pse pas çdo realizimi të një nevoje për banorët, lind nevoja tjetër. Ky buxhet që është rreth katër milion, do të shpërndahet në të gjitha vendbanimet, por edhe do të shpërndahet në fushat e caktuara, si në bujqësi, shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë”, tha Mazreku.
Përndryshe gjatë takimit me banorët e Tërpezës, janë dëgjuar kërkesat e tyre, që kanë nevojë të investohet në tri vitet e ardhshme, por më urgjent sipas banorëve ishte rregullimi i ujësjellësit ekzistues, pastaj vazhdimi i zgjerimit të rrjetit të kanalizimit, riparimi ose ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, riparimi i objektit të vjetër të shkollës, i cili do të shfrytëzohet për nevojat e fshatit dhe shkollës, rrethoja e oborrit të shkollës, pastaj tri rrugë në lagjet e fshatit dhe ndriçimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë